Pasditen e sotme deputetja e PD-së, Eralda Tase, ka mbërritur për ngushëllim në familjen e 8-vjeçarit që u vra barbarisht nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, i cili më pas e mbuloi trupin me baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Mateo ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkuar në shtëpinë e vrasësit i cili në fillim ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki.

Ditën e sotme familjarë, miq dhe të afërm mes lotësh dhe dhimbjesh kanë përcjellë për në banesën e fundit vogëlushin, ndërsa kryeministri Rama kërkoi që ligji të veprojë rëndë ndaj autorit të krimit.

Ditën e sotme Prokuroria kërkoi arrest me burg për Çalamanin , mirëpo dhimbja që ka lënë në popullin shqiptar është tepër e madhe dhe vështirë të kalojë.