Home AKTUALITET Ngjarja në Kamëz, dëshmia ‘tronditëse’ e gruas

Ngjarja në Kamëz, dëshmia ‘tronditëse’ e gruas

37

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Kamëz, ku 61-vjeçari Dilaver Idrizi hodhi nga kati i tretë bashkëjetuesen e tij.

Bëhet me dije se çifti Dilaver Idrizi dhe Vlbona Hyseni kishin sherr të vazhdueshëm. Bëhet me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një urim për 8 mars.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur dhe vetë viktima. Ajo ka treguar se burri i tha që të thoshte se ishte aksidentale dhe e kishte kërcënuar, teksa tha se autori e ka dhunuar për 15 vite rresht.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja për “Me zemër të hapur”.

Dilaver Idrizi 61 vjeç më 9 mars ka dhunuar barbarisht dhe më pas ka hedhur nga kati i tretë bashkëjetuesen e tij. Ai madje ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe kishte kërkuar ndihmë dhe gjak për t’i “shpëtuar” jetën bashkëjetueses së tij.