Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Mallakastër, ku dy persona ranë në një pus, teksa ishin duke e pastruar.

Besnik Veliaj humbi jetën, ndërsa Bledar Bregu ndodhet në spital. Ata kishin hyrë për të pastruar pusin, kur ishin bllokuar brenda, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca.

Bëhet me dije se duke u ofruar ndihmën dy personave që mbetën të bllokuar në pusin e ujit, ka mbetur i plagosur edhe Albens Zotaj, zjarrfikës, i cili ndodhet në spital.

Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier” njofton policia.