Një vajzë pesë vjeçare humbi jetën në zonën e Lechaina në Ilia të Greqisë pasi u tërhoq zvarrë nga disa burra të cilët tentuan ta merrnin peng.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke vajza e vogël ishte në një zonë rurale me prindërit e saj. Në një moment pesë vjeçarja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të saj dhe u gjend në një rrugë rurale në zonë.

Në atë moment, grabitësit po kalonin pranë vendit të ngjarjes në makinën e tyre dhe nën rrethana ende të panjohura, e tërhoqën zvarrë pesë vjeçaren, duke e plagosur rëndë.

Vajza e vogël u dërgua në qendrën shëndetësore Barda, por më pas ajo humbi jetën. Ndërkohë policia vijon hetimet se si ndodhi ngjarja tronditëse.

(E.H/Faxweb.al)