Një seri vrasjesh në një klinikë spitalore në afërsi të Berlinit, me shkaqe ende misterioze, kanë tronditur opinionin publik gjerman. Ngjarja ka ndodhur në klinikën Oberlin të Potsdam, e specializuar në ortopedi.

Një grua 51-vjeçare, e punësuar në klinikë, u arrestua nga forcat e rendit, pasi mendohet se ka vrarë 4 persona, ndërkohë që një e pestë ndodhet në gjendje të rëndë.

Personat, pacientë të strukturës dhe me dizabilitete të ndryshme, mendohet se janë sulmuar me një mjet prerës, me shumë mundësi një thikë.

Autorja e krimit ende pa motiv i ka telefonuar bashkëshortit pas masakrës, dhe është ky ai që ka marrë në telefon autoritetet.

Faxweb.al