Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq. Një 62 vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.
Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62 vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)