Një  ngjarje tragjike ka përfshirë Spanjën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një zjarri kanë gjetur vdekjen 4 të mitur dhe disa të lënduar. Burime nga mediat Spanjolle bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Zjarri shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në ndërtesën e banimit, që thuhet se strehonte pesë shtëpi në secilin nga katër katet e saj, në një lagje të quajtur As Travesas.

Një qendër rajonale e koordinimit të reagimit ndaj urgjencës e drejtuar nga qeveria tha në një postim fillestar në Twitter: “Disa njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar nga flakët”.

Dyshohet se zjarri ishte vendosur nga një banues në katin e parë të ndërtesës, rreth orës 4 të mëngjesit, ky i fundit është dëbuar , pas shkaktimit të kësaj ngjarje tragjike.