Një grua është shpallur fajtore për vrasjen e shoqes së saj dhe hedhjen e trupit të saj me kokë të prerë  më shumë se 200 milje larg nga skena e krimit, me qëllimin kryesor;për të trashëguar qindra mijëra paund.

Vetëm dy javë pas vrasjes kamerat kanë regjistruar Mitchell të largohej nga Londra në Anglinë jugperëndimore, ku dyshohet se ka hedhur trupin.

Shkaku i vdekjes së Chong, që njihej si “Deborah” ka të ngjarë të jetë për shkak të një goditjeje në kokë. Kur Chong u zhduk, Mitchell fillimisht tha se kishte shkuar për të vizituar familjen e saj “diku afër detit”. Në fakt, ajo i kishte prerë kokën dhe e kishte fshehur trupin në kopshtin e saj.

Vendimi i gjykatës u transmetua drejtpërdrejt në televizion, një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë për drejtësinë britanike. Besohet se trupi i viktimës i prerë është mbajtur për dy javë në shtëpinë e Jemma Mitchell pastaj është hedhur në pyll në Salcombe, Devon.

Mitchell kishte falsifikuar një kopje të testamentit të Chong-ut, në mënyrë që 95% e pasurisë prej 700,000 paund të ishte lënë në emër të saj.

Sipas gjykatës ajo hartoi planin të vriste që të merrte pasurin dhe të paguante  riparimet në shtëpisë. Gjykatësi Richard Marks vuri në dukje se Gemma Mitchell nuk kishte treguar asnjë pendim për krimin “thellësisht tronditës”.