Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur pas dorëzimit të kërkesës për ngritjen e Komisionit Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Alibeaj tha se PD e ka detyrim jo vetëm ndaj zgjedhësve të saj, por ndaj të gjithë qytetarëve që të hetojë masakrën e ndodhur në 25 prill, ndërkohë që ka evidentuar dhe problematikat më të mëdha në këtë aspekt.
Ndërkohë janë zbardhur emrat e komisionerëve nga ana e Partisë Demokratike:
1.Enkelejd Alibeaj (KRYETAR)
2.Gazment Bardhi
3.Oerd Bylykbashi
4.Sorina Koti
5.Ferdinand Xhaferri
6 Ervin Salianji
7.Kreshnik Çollaku
Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj dorëzoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.