Me ardhjen e Lojërave Olimpike gjatë verës në Japoni, Nike ka prezantuar veshjet më të fundit që atletët do të përdorin në këtë kompeticion.

Kësaj here kompania është fokusuar në përdorimin e materialeve të ricikluara në krijimin e xhaketave, tutave dhe këpucëve. Mirëpo veshjet e rezervuara për fituesit e medaljeve janë tepër të veçanta këtë vit, bashkë me modelin më të ri të këpucëve që vishen pa ndihmën e duarve Glide FlyEase.

Fillimisht këto këpucë u dizenjuan për t’i ardhur në ndihmë të gjithë personave që nuk ishin në gjendje të përkuleshin dhe të vishnin këpucët e tyre, por ato janë aq të rehatshme dhe atletike saqë do të marrin pjesë dhe në Lojërat Olimpike të Japonisë.

Glide FlyEase janë tepër të ngjashme me modelin Go FlyEase që u prezantua disa muaj më parë me çmimin $120, por ndryshimi qëndron në pjesën e thembrës, e cila tashmë është më fleksibël. Ne ende nuk e kemi parë “live” këtë produkt, por me sa duket mjafton të rrëshqisni këmbën në këpucë dhe pjesa e pasme e këpucës rikthehet në vendin normal falë një kordoni elastik që siguron një mbështetje të sigurt.

Pavarësisht vlerësimeve, Nike shpesh herë është kritikuar për ofrimin e limituar të tyre, gjë që e bën mjaft të vështirë sigurimin e tyre për njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë për to.

geek room