Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u bë protagonist në nisje të sesionit të ri parlamentar për vitin 2023. Pasi mbajti fjalën për më shumë se 3 minuta për procedurë, Berishës iu fik mikrofoni nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Por Berisha nuk ndaloi këtu dhe ai nisi traditën duke dalë “live” në faqen zyrtare në Facebook dhe prej aty iu drejtua mbështetësve demokratë duke thënë se bëtaja e opozitës do jetë në interes të mbrojtjes së pasurive kombëtare.

“Zotohem se ky parlament, kjo opozitë do të funksionojë në mbrojtje të interesit tuaj, në kontroll të këtij pushteti. Në kontroll të pasurive publike. Ky ishte një fillim i yni”, tha Berisha.