Përfitojne 400 banorë te zonës

Dy lagjet e sipërme të fshatit Mlizë në Njësinë Shushicë iu duhej që të përshkonin 4km rrugë që të shkonin në qendër të fshatit. Për të lehtësuar qarkullimin e banorëve Agjencia e Punëve Publike nisi punën për fazën e parë të punimeve të hapjes së rrugës së re që shkurton distancën drejt qendrës dhe shkollës 9-vjeçare për fëmijët dhe më shumë se 400 banorët e asaj zone.

Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Gledian Llatja, i cili tha se investimi ishte mëse i nevojshëm për komunitetin.

Investimi i radhës i bashkisë Elbasan do të jetë rruga e varrezave, gjithashtu e përcaktuar primare nga ana e banorëve të zonës.