Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD. Ashtu siç e kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në mbledhje, ndërsa vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha.
Deputetët e pranishëm:
Luan Baci
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Flamur Noka
Bledian Nallbani
Selaudin Jakupllari
Kasteiot Piroli
Belind Kellici
Sorina Koti
Ervin Salianji
Dhurata Cupi
Arbi Agalliu
Luciano Boci
Edi Paloka
Isuf cela
Dashnor Sula
Gerta bardeli
Xhelal Mziu
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Lefter Geshtenja
Tomor Alizoti
Helidon Bushati
Gazment Bardhi
Zef Hila
Ramadal Lika
Albana Vokshi
Eralda Tase
Oerdi Bylykbashi
Bujar Leskaj
Andi Ulliri
Lindita metaliaj
Sali berisha
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
Emilja Koliqi
Jorida Tabaku
Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.