Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët sot rreth orës 04:00 të mëngjesit,  në qytetin e Bilishtit.
Policia njofton se makina është  në pronësi të shtetasit K. H..
Momentin e zjarrit makina ndodhej e  parkuar para banesës  se pronarit të mjetit.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.