Nënat që kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe e kanë të pamundur të punojnë, shteti do ia njeh si vite pune. Kjo nismë nisi së zbatuari më 1 janar. Përmes një video të postuar në llogarinë e kryeministrit Rama, qartësohen të gjitha hapat se si përfitohet.

Hapi i parë është hapja e një llogarie në E-Albania, për ato nëna që nuk e kanë një të tillë. Mes të gjitha opsioneve, duhet të zgjidhet opsioni:

“Aplikim për përfitimin nga program i veçantë nga shteti….kliko butonin përdorë”

Më pas shfaqet një formular, një pjesë e të cilit automatikisht është i plotësuar.

Pjesa e mbetur për numrin e fëmijëve dhe të ardhurat në familje, do të duhet të plotësohen. Kjo do ju sjell informacionin se ju jeni përfituese e programit dhe shteti do paguaj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Përfituese janë nënat, familja e të cilave nuk kalojnë 100 mijë lekë të ardhura në muaj./abcnews.al.