Home AKTUALITET POLITIKË Nis procesi i numurimit në bashkinë e Rrogozhinës

Nis procesi i numurimit në bashkinë e Rrogozhinës

143

Në bashkinë Rrogozhinë janë dorëzuar të gjitha kutitë, përfshirë edhe me Qendrën e Votimit të burgut. Ndërsa procesi i numërimit ka nisur.

Ferdinand Saraçi është shprehur i sigur në fitore, teksa akuzon se janë blerë votat me lekët e rindërtimit, por sipas tij, kjo gjë nuk do të ndikojë. Megjithatë, edhe nëse humbet, ai thotë se do e njohë rezultatin, teksa kandidatin e ‘koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ thotë se nuk e konsideron fare.

“Presim fitoren, nga sondazhet na nxjerrin fitues, janë abuzuar me lekët e tërmetit, nuk është ndjerë tërmeti i nëntorit, janë kompensuar me lekë tërmeti pa pasur dëmtime. Kjo ka ardhur si pasojë e pushtetit vendor dhe qendror me qëllim blerjen e votave, tani janë blerë me lekë tërmeti, ne presim fitoren sonte, nuk do të ndikojë në rezultat. Ulja e pjesëmarrjes, hatërmbetje e qeverisjes, hatërmbetje e kandidatit, ato që nuk kanë marrë pjesë në votim janë më tepër votues të majtë. Ne kemi marrë elektoratin gri dhe pjesën e PD. Kandidatin ‘Shtëpia e Lirisë’ nuk e konsideroj fare, do e pranoj rezultatin edhe në rast humbjeje, edhe nëse do të humbasim”, tha Saraçi.

Procesi i votimit ishte i rregullt dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrja ishte 30.92 %.report