Home AKTUALITET POLITIKË PD ende asnjë falënderim për votuesit, heshtje në selinë blu

PD ende asnjë falënderim për votuesit, heshtje në selinë blu

39

Selia blu hesht! Edhe pse procesi i votimit është mbyllur dhe rreth mesnatës pritet të nisë procesi i numërimit, asnjë përfaqësues nga PD nuk ka dalë për mediat, qoftë edhe për të falënderuar votuesit e tyre që morën pjesë në zgjedhje. Ndryshe nga çdo zgjedhje të tjera, ku vetë kryetari i PDsë, Lulzim Basha dilte menjëherë pas mbylljes së votimit dhe shpallte fitoren, sot asnjë reagim.

Madje në selinë blu nuk ka asnjë lëvizje ku korridoret janë bosh, ndërsa në to ndodhen vetëm gazetarët që presin ndonjë prononcim nga Basha, i cili ndodhet i vetëm në zyrën e tij, apo ndonjë nga nënkryetarët e PD.

Edhe më të heshtur situatën në PD e bënë fakti se para selisë blu nuk ka asnjë militant. PD ka pësuar humbjen e parë në këto zgjedhje, ku bashkia Vorë u fitua nga PS. Madje humbjen edhe më të rëndë ai e pati brenda ‘llojit të tij’ ku demokratët zgjodhën të përkrahin koalicionin Berisha-Meta, kandidati i të cilëve mori 4-fish më shumë vota se kandidati demokrat.