Mjetet e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës në fshatin Galigat, të Njësisë Administrative Pishaj.
Ka qenë Kryetari Bashkisë Gramsh, ai i cili ka publikuar disa foto në “Facebook”, nga punimet që po zhvillohen në zonë.
Fshati Galigat paraqet një nga infrastrukturat rrugore më problematike në këtë njësi, çka u desh ndërhyrja e menjëhershme për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
