Situata epidemiologjike në vend vijon të paraqitet shqetësuese.Në 24 orët e fundit janë kryer 1684 testime nga të cilat 381 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 5 persona kanë humbur jetën.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.