Kanë nisur punimet për zbatimin e projektit të Bashkisë Librazhd,mbi asfaltimin e rrugës së Polisit.
Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rruga e re është e përfshirë në projekt së bashku me rehabilitimin e aksit rrugor Librazhd – Babje.
Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra, ka zhvilluar një inspektim të punimeve në zonë duke treguar se :”Aleanca dhe marrëveshja jonë është me njerëzit dhe për njerëzit”.
