Qytetarët elbasanas, pro
Në bazë të urdhërit të Ministrisë së shëndetësisë nga dita e hënë në vendin tonë do të fillojnë vaksinimi për dozën e 3-të të vaksinës për grupmoshën mbi 60-vjeç si dhe vaksinimi për herë të parë për adoleshentët. Komiteti i Ekspertëve ka miratuar rekomandimet e Komitetit Teknik të imunizimit për dozën buster dhe uljen e fashës moshore. Pak ditë më parë Agjencia Evropiane e Barnave konstatoi se doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit mund t’iu jepet njerëzve 18 vjeç e lart së paku gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë. Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian.
“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë – çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”. Ky vendim I Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri duket se është mirëpritur të paktën nga qytetarët e Elbasanit të cilët të pyetur nga Egnatia neës shprehen pro dozës së 3-të të vaksinës dhe se nësë do tu kërkohej të merrnin një doze të tretë do të vaksinoheshin.
Kryesisht pro dozës së 3-të të vaksinës janë shprehur vendet anëtare të Bashkimit Evropian ku në pjesën më të madhe të tyre qytetarët janë të lirë të vendosin nësë duan apo jo të marrin një dozë të 3.