Një skandal i vërtetë është duke ndodhur në Kukës, ku bashkia e qytetit kërkon që të shkatërrojë një sipërfaqe pyjore në kërkim të kromit. Kjo ka shkaktuar debate të forta në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që sipërfaqa që kërkohet të shpronësohet është 9 hektarë.

Shpronësimi i kësaj sipërfaqe pyjore për ta shfrytëzuar me qëllim nxjerrjen e kromit është bërë me leje nga Ministria e Mjedisit. Në momentin kur ky vendim po kundërshtohej nga i vetmi anëtar në opozitë i Këshillit Bashkiak, Abedin Oruçi, nga radhët e Bindjes Demokratike, Bashkia e Kukësit e ndërpreu sinjalin e transmetimit live në rrjetet sociale.

“E di si e ke hallin se je punëtor bashkie, do them edhe unë dy fjalë meqë është zonë e imja. Më vjen shumë keq se ku është katandisur këshilli bashkiak i Kukësit, një pjesë e mirë e juaja punojnë në Bashki.

Ose kanë punësuar njerëz të tyre në bashki, vetëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kukësit ndodhin që mbledhjet të thërriten me telefon. Ato emra dhe mbiemra që ti përmend nuk janë fare të zonës”, u shpreh Oruçi, por menjëherë pas kësaj mbledhja është ndërprerë.