Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, ka qenë e pranishme në Lushnje, ku ka nisur vaksinimi i mësuesve të Lushnjës dhe Divjakës.


Bino shprehet se deri më tani vaksinimi është duke shkuar normalisht dhe po vazhdon paralelisht së bashku me të moshuarit.

Pyetjes se a ka mësues të cilët e kanë refuzuar vaksinën ajo u përgjigj se ka pasur mësues skeptik dhe që e kanë refuzuar.

Deri në këto momente në Lushnje dhe në Divjakë janë vaksinuar 125 mësues. Mësuesit për të shmangur grumbullimet janë organizuar në grupe sipas shkollave.

Ka mësues të cilët kanë qenë skeptik më parë, por në fund kanë vendosur të bëjnë vaksinën.

Lajmi i Fundit