Prej më shumë së 30 minutash aksi rrugor në Llogara është i bllokuar. Shkak është bërë lëvizja e automjeteve pa zinxhir, si dhe rënia e dëborës i ka kapur pa përgatitur drejtuesit e automjeteve.

Më afërsi të Pishës Flamur tek disa kthesa një makina ka dalë nga rruga për shkak të borës në rrugë dhe kjo ka sjell bllokim të këtij aksi.

Me dhjetëra janë automjetet që presin në rrugë për të kaluar, ndërkohë që dhe borëpastrueset nuk ndërhyjnë dot pasi rruga është e pakalueshme.

Top Channel