Viti i ri akademik ka nisur edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani “ në Elbasan. Këtë vit akademik janë ulur në auditore në të gjitha programet e studimit mbi 6 mijë studentë.Në dy raundeve të para janë regjistruar 1097 studentë nga 2114 kuotave të lira. Programet e mjekësisë vijojnë të preferohen nga të rinjtë ndërsa e kundërta ndodh me programet e mësuesisë të cilat nga viti në vit po dalin nga preferencat e maturantëve për tu zgjedhur si programe studimi. Në degën e Infermieria janë regjistruar 250 studentë. Zv /Rektori i Universitetit të Elbasanit Z.Peçi Naqellari thotë se janë rreth 15 programe studimi që pas përfundimit edhe të fazës së 3-të të regjistrimeve mund të vendoset të mbyllen pasi nuk ka interes për to.
UE ofron rreth 103 programe studimi. Regjistrimi këtë vit u krye online për dy raundet e para. Kurse në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.