Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zvhillua një takim mes krerëv më të lartë të institucionev ligjzbatues.

Kjo vjen pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë , Artan Tafani, se grupi i Laert Haxhisë do të vriste dy prokurore dhe një avokat.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një komunikim për mediat dolën, kreu i KLP, Alfred Balla dhe ministri i Brendshëm

Kreu i KLP dhe sa e në takim u fol për një bashkëpunim mes institucioneve, i cili do të jetë periodik edhe në vazhdim, ndërsa konfirmoi se u fol edhe për kërcënimet e dy prokuroreve nga grupi i Laert Haxhisë.

Ai tha se Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe në momentin që dikush ndjehet i rrezikuar i drejtohet këtij komisioni dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtje.

“Në të gjitha situata e krijuara në sistemin e drejtësisë dhe prokurorisë, bashkëpunimi jonë është institucional, ligjor, i prek të gjitha fushat. Ky është një bashkëpunim që do të vijojë periodikisht edhe në të ardhmen.

Sa i përket temës së eliminimit të dy prokuroreve , u prek edhe kjo në takim. Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar, qoftë fizikisht, personalisht apo edhe për familjarët e tyre kanë të drejtë t’i drejtohen këtij komisioni dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtje.

Dy prokuroreve i është caktuar mbrojtje, ndërsa avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtën të kërkojë mbrojtje.

Prokurorja Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave për prokurorët e SPAK, siç në këtë rast është Doloreza Musabelliu është i ndryshëm” tha ndër të tjera kreu KLP.

Në takim maron pjesë kreu i SPAK, Altin Dumani, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtësi i Gardës së Republikës, Gramoz Sako./abcnews.al