Edhe këtë vit me masa antikovid
Rreth 18 mijë nxënës në bashkinë e Elbasanit janë ulur sot zyrtarisht në bangat e shkollës. Viti i ri ka filluar duke i’u përshtatur kushteve të Covid-19. Edhe shkollat e Elbasanit hapën sot dyert për të mirëpritur nxënësit e arsimit parauniversitar. Të pranishëm për të ndjekur nga afër fillimin e vitit të ri shkollor në gjimnazin Dhaskal Todri ishin drejtoresha e ZVA Elbasan Anila Çota si dhe prefekti i qarkut Spiro Maliqi.Prefekti pa nga afër përgatitjet e vitit të ri shkollor si dhe respektimin e masave anti Covid.
Z. Maliqi u shpreh se në këto kohë kur numrat e të infektuarve janë rritur dyfish shendeti dhe zbatimi i rregullave janë paresore për çdo nxënës dhe mësues.
Nga ana e saj Drejtoresha e ZVA Elbasan uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe përgezoi stafin për pëgatitjet dhe respektimin e masave ndaj Codiv 19.
Proçesi mësimor filloi normalisht në të gjitha shkollat e Elbasanit por ndryshe nga një vit më parë këtë vit 4 prej tyre nuk i hapën dyert për të mirëpritur nxënësit për shkak të mungesës së tyre.