Starton sonte nata e parë

Për të 6-tin edicion rradhazi sonte do të startojë në qëndrën e Artit Skampa në Elbasan, Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve Muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj. Ky festival është i vetmi në republikën e Shqipërise që organizohet në bashkëpunim me Ansamblin e Shqipërisë.

Grupet dhe orkestrat pjesmarrëse vijnë nga qytete ndryshme të Shqipërisë dhe po ashtu një orkestër pjesmarrëse është nga Shkupi i Maqedonisë së veriut . Drejtori i Festivalit ,mjeshti i madh Blerim Narazani tregon se ky kompeticion ka si synim shfaqjen e veprave shqipëtare dhe ruajtjen e traditës si dhe promovimin e artistëve të rinj.

Duke qenë se jemi ende në kushtet e pandemisë Drejtori i qendrës së artit shprehet se masat antikovid do të respektohen edhe gjatë ditëve që do të zhvillohet festivali.

Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve Muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj do të mbahet nga data 27 deri më 29 Shtator në orën 18:00. Për orkestrat më të mira do të ndahen edhe çmime.