Forca të shumta policie janë vendosur përpara derës kryesore të ambasadës iraniane. Forcat e policisë janë vendosur pas vendimit të qeverisë Shqiptare për ndërprerjen e mardhënieve diplomatike me Iranin, ku deri ditën e nesërme të gjithë punonjësit e ambasadës duhet te largohen nga vendi.

Sipas informacioneve pas vendimit të qeverisë për ndërprerjen diplomatike disa prej punonjësve janë larguar nga godina e ambasadës, ndërsa deri ne mbushjen e 24 orëve pritet që ata ta lëne vendin tonë. Vendimi u mor pasi pas sulmeve kibernetike të disa javëve më parë qëndron pikërisht qeveria Islamike e Iranit. Vendi ynë nuk është sulmuar për herë të parë nga Irani. 4 vite më parë, me konkretisht ne mars të 2018-tës, u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të kamufluar si gazetarë kishin organizuar një sulm terrorit por që u parandalua.

Në ate kohë antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe u dëbuan ga territori shqiptar. Për këtë ngjarje përvec tyre u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë. Por ky nuk është rasti i vetëm pasi sipas informacioneve anti-terrori në bashkëpunim me ish prokurorinë për krime të rënda ka parandaluar dhe dy ngjarje te tjera terroriste të cilat nuk janë bërë publike. Ndërkohë vetëm një muaj më parë SPAK ndërmori nje operacion duke kryer kontrolle pasi dyshohej se disa persona ishin rekruatuar po nga irani për lryerjen e akteve terroriste. Ndërsa Samiti botsror i iramit të lirë këtë vit u anulua më vendin tonë me kërkesë të anti-terrorit SHISH, SPAK dhe partnerër ndërkombëtar pasi dyshohej dje kishte informacione se do kryenin akte terroriste. Samiti ishte planifikuar për tu mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz te Durrësit, Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.