Ditën e sotme nis viti i ri shkollor. Ndryshe nga vitet në vijim, vihet re një ulje tepër e shpejtë e fëmijëve të cilët nisin klasën e parë. Këtë vit vetëm 29 mijë fëmijë do të ulen për herë të parë, në bankat e shkollës, 4% më pak se vitin e kaluar.

Numri do të ishte edhe më i ulët nëse ministria e Arsimit, nuk do të kishte ulur moshën për regjistrimin në vitin e parë shkollor. Risi për klasat e para të këtij viti shkollor, është lënda e Teknologjisë dhe Informacionit, e cila do të nisë të mësohet që në këtë klasë.

Ndërkohë që abetarja do të jetë e njësuar me atë të Kosovës.