Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë. Një kamion që transportonte një çisternë me naftë  ka dal nga rruga duke rrezikuar të përmbyset anash saj.

Burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit gjendet në gjendje të mirë shëndetësor. Kamioni i përket një kompanie maqedonase dhe rezulton i mbushur me naftë, çka mund të kishte sjellë dhe një tragjedi nëse aksidenti do të kishte marrë përmasa më të mëdha.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.