Brejtësi i quajtur Mr. Goxx ka disa kohë që shkëmben kriptomonedha nga një portofol ndërkohë që transmetohet drejtpërsëdrejti, dhe deri më tani performanca e tij ka qenë mbresëlënëse. Ditën e premte, ky portofol kishte regjistruar një rritje prej 24% sipas tweet-eve të publikuara në nga @mrgoxx rreth performancës ditore. Gjatë së njejtës periudhë ai ka arritur të performojë më mirë se Bitcoin dhe S&P500.

Mr. Goxx’s performance as of September 10

Kujdestari i Mr. Goxx ka krijuar “Goxx Box”, një zyrë për shkëmbimin e kriptomonedhave e cila i jep brejtësit mundësinë e performimit të ushtrimeve të ndryshme që ekzekutojnë shkëmbime të kriptomonedhave.

Fillimisht portofoli i Mr. Goxx kishte $390. Në shtator portofoli arriti vlerën e tij më të lartë prej $580, por për momentin përfitimet janë vetëm $90. “Mr. Groxx është i lumtur që disa nga investimet e tij kanë filluar të japin rezultatet e tyre.” tha kujdestari i tij Protos.