Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme për mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin Ilir Meta. Berisha tha se do të bëjë gjithçka për të frontin opozitar.

“Kjo do përcaktohet nga qëndrimet që kjo lëvizje do mbaje ndaj qeverisë. Unë do bëj gjithçka për frontin opozitar më të gjerë të mundshëm për çmontimin e narkoshtetit. Nëse do përputhen programet duhet t’ia lëmë kohës. Janë zgjedhjet nga njëra anë, por është dhe beteja deri në zgjedhje. Ai mendoi se do i japë duart Berishës, por Berisha do i japë duart atij”, tha Berisha.

Berisha foli në “Now” edhe për deklaratën e Spartak Brahos një ditë para protestës, i cili paralajmëroi se më 8 Janar do të vritet një deputet i PD duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.