Zhvillohet konkursi mes shkollave

“Një dritare e hapur për Shqipërinë” ishte tema e konkursit i  cili u zhvillua në ambientet e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Në këtë konkurs morën pjesë 4 shkolla 9-vjeçare. Ky konkurs me tematikë historie i organizuar nga Bashkimi Europian në bashkpunim me bashkine Elbasani kishte si qëllim pjesëmarrjen e nxënësve dhe motivimin e tyre në rritjen e tolerances dhe kapërcimin e barrierave të mentalitetit.

 Juria ishte e përbëra nga Albana Hoxha,Celik Kreka,Yrgen Xhyra. Në finale ishin shkollat me të mira :Adem Krasniqi, Fejzulla Guranjaku, Luigj Gurakuqi dhe Ali Agjahu . Konkursi u zhvillua me disa faza kur përfshiheshin pyetje të ndryshme për çdo grup .

E pranishme ishte dhe zonja Majlinda Perriu prefektja e Elbasanit e cila ndau cmimin fitues. Shkolla fituese ishte Luigj Gurakuqi. Në fund ky aktivitet u mbyll me 2 kënge nga qendra kulturore e femijeve.