Home AKTUALITET Një grup fëmijësh i janë bashkuar sot protestës së banorëve të 5...

Një grup fëmijësh i janë bashkuar sot protestës së banorëve të 5 majit

15

Një grup fëmijësh i janë bashkuar sot protestës së banorëve të 5 majit për të sensibilizuar mosprishjen e banesave.

Ata u organizuan në grup dhe vizatuan thirrjet e tyre në fleta ndaj Kryeministrit Rama.

“Mos na i shembni shtëpitë, mezi i kemi ndërtuar”-kjo ishte thirrja e vogëlushëve.

E teksa policia kishte vënë kordonin para ambienteve të Kryeministrisë, kamerat fiksuan momentin e veçantë kur njëri nga efektivët puthi në faqe të miturin.