Home SPORT Southampton kalon turin në FA Cup, por dëmtohet Broja

Southampton kalon turin në FA Cup, por dëmtohet Broja

14

Një lajm jo i mirë vjen për ngjyrat kuqezi nga turni i djeshëm i FA Cup në Angli. Gjatë ndeshjes Southampton-Coventry, e fituar 2-1 nga ekipi i tij, Armando Broja ka pësuar një dëmtim, rëndësia e të cilit ende nuk dihet.

Sulmuesi kuqezi nuk filloi si titullar sfidën pikërisht për të marrë frymë pas performancave të shkëlqyera në Premier League, por u detyrua të hynte në fushën e blertë në vend të një emri të njohur si Theo Walcott sepse skuadra e tij po vuante kundër ekipit të Championship.

Broja ishte protagonist i disa aksioneve spektakolare dhe dha asist në golin e fitores, por në fund të ndeshjes së fituar, dukej në gjendje aspak të mirë madje u ndihua nga disa shokë të ekipit sepse nuk ecte dot.

Sot pritet që lojtari i talentuar të bëj verifikimet mjekësore të rastit në gjurin e dëmtuar, por gjasat janë që 20-vjeçari të mungojë për disa kohë, pikërisht në kulmin e performancës së tij.