Duelet mes Napolit dhe Juventusit kanë qenë gjithmonë të ndezura por duket se situata është tensionuar edhe më shumë si pasojë e startit që i kanë bërë dy ekipet kampionatit. Napoli e sheh veten në krye më pikë të plota ndërsa juventusi që tani është 8 pikë larg kreut me vetëm 1 pikë të regjistruar pas 3 ndeshjesh të luajtura.

Tensioni është parë pas përfundimit të ndeshjes, kur në sallën e konferencave janë kryqëzuar Luçiano Spaleti dhe Masimiliano Alegri, të cilët nuk kanë evituar një sherr mes tyre. Sipas DAZN, trajneri i Juventusit i është ankuar fillimisht kolegut të tij për disa sjellje që ky i fundit kishte pasur para arbitrit gjatë duelit të sotëm.

Spaleti nuk ia kishte përtuar menjëherë, duke i kthyer përgjigje teknikut të bardhezinjve. “Nuk kam fituar kurrë kundër teje, një herë që ia dal, ti vjen të më bësh moral?”, ishte përgjigja e tij ndaj fjalëve të teknikut të Juventusit. 

Prania e mediave kishte bërë që gjithçka të përfundonte këtu, por ky episod tregon edhe një herë se situata nuk është aspak e qetë sidomos te klubi i Juventusit.