Një krim i rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një vajzë 6 muajshe është vrarë nga prindërit e saj.

Tragjedia nisu kur babai , 33-vjeçari Yaakov Maiboroda, u përpoq të godiste me shkelma gruan e tij 23-vjeçare, Anastasia, gjatë një sherri. Por shkelmat kapën vajzën 6 muajshme që humbi jetën në vend.

Dy prindërit monstra, megjithatë, në vend që të raportonin ngjarjen tek autoritetet, vendosën të mbulonin gjurmët e tyre në mënyrën më makabre, teksa copëtuan kufomën me thika, duke i vendosur copat në 13 qese plastike.

Duke treguar guxim të pamatur, dy prindërit thirrën policinë dhe pretenduan se vajza e tyre 6 muajshe ishte rrëmbyer.

Por kur policia mbërriti në banesën në qytetin kufitar ruso-ukrainas të Rostov-on-Don, ata zbuluan krimin e tmerrshëm, thika me gjak dhe 13 çanta me trupin e copëtuar të foshnjës.

Fqinjët, sipas Daily Mail , pretendojnë se dëgjuan “ulërima të vazhdueshme” nga apartamenti ku çifti ishte vendosur gjashtë muaj më parë.

“Ditën e vrasësit, 33-vjeçari ishte më i dhunshëm se zakonisht. Më pas papritmas zhurma pushoi dhe të qarat e fëmijës pushuan papritmas”, raportojnë mediat ruse.