Dhe pse Epic nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, janë shfaqur 8 cosmetics të reja që janë marrë nga loja klasike, ku përfshihen top hat, terrier, rosa prej gome dhe disa të tjerë.

Ky crossover nuk duket të jetë pjesë e planeve të Monopoly për të festuar përvjetorin e tyre, pasi vitin e kaluar ata festuan 85 vjetorin e publikimit. Me shumë mundësi ky bashkëpunim është thjesht vazhdimi i një partneriteti të zhvilluar më herët.

Në 2018 kompania e lodrave Hasbro lançoi Monopoly: Fortnite Edition 2018, e cila riimagjinonte tabelën e Monopoly si hartën e Chapter 1 në Fortnite.

Monopoly E6603102 Fortnite Edition Board Game Multi-Coloured (German Version)

Ndoshta ju mund të mendoni se karakteri i Rich Uncle Pennybags do të ishte shumë i shkurtër për t’u bërë pjesë e lojës, por mjafton të kujtoni se në Fortnite janë prezantuar karaktere si disa copa pice dhe pugs, prandaj mbajini akoma shpresat.