Shfaqja qe riktheu artistet ne skenen magjike te Elbasanit Teatri “Skampa” celi siparin e sezonit të ri artistik me komedinë “Një Madam nga Argjentina”.

Pas shumë provash në skenën e teatrit “Skampa” kjo komedi përcolli notat e buzëqeshjes tek publiku I cili dukej se e kishte pritur me padurim që kjo shfaqje të vihej në skenë. Rezultatet e kësaj shfaqeje ishin fryt I punës së regjizorit të mirënjohur Adonis Filipi.

Prej gati një viti e gjysëm aktorët nuk patën mundësi të preknin magjinë e skenës për shkak të pandemisë, por rikthimi sërisht në parketin e kujtimeve dhe përballë duartrokitjeve të publikut I riktheu aktorëve emocionet e dikurshme.

“Një madam nga Argjentina” solli në skenë aktorë të shkëlqyer dhe me emër si Egla Ceno, Mario Elezi, Elona Mamo, Donald Shehu, Xhuliano Brisku, Algiona Aga dhe Dhimitër Topuzi me protagonist Helidon Fino. Ndërkohë regjizori Adonis Filipi u shpreh mjaft I kënaqur për pritshmëritë që kishte ndaj publikut. Ky strartim I shfaqjes i ka risjellë aktorëve sërisht emocione dhe ndjesitë e të qenit para një publiku. Për ta ngrohtësia që I dhuroi publiku ia bëri më të lehtë ardhjen në skenën e teatrit “Skampa”.

Pas një viti pandemie teatri celi dyert per publikun Elbasanas, ndonëse sic shprehet edhe drejtori I teatrit ‘Skampa” Klinton Kapaj, cdo gjë u zbatua sipas masave të covid.

“Një Madam nga Argjentina”do të transmetohet në Teatrin Skampa për 1 javë rresht.