Një grua ka mbetur e plagosur pasi është qëlluar me armë ditën e martë pasdite në Houston. Policët u njoftuan për këtë ngjarje rreth orës 14:30 dhe u shfaqën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas policit Larry Croswon në Houston Police Department, dy gratë po përdorin një makinë gaming dhe njëra prej tyre u mërzit aq shumë (pasi po humbiste), sa filloi të derdhte një lëng ndezës drejt makinerisë.

Kur kjo makineri mori flakë, gruaja tjetër u mërzit pasi ajo nuk mund të luante më në të. Policia tregoi se këto dy gra filluan të grindeshin në vendin e parkimit, dhe se gruaja që i vuri flakën makinerisë u qëllua. Më pas ajo u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja që qëlloi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policët kanë filluar kërkimet për gjetjen e saj.