Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani teksa është publikuar një video ku një fëmije të mitur i jepet me forcë të pijë verë nga nëna e saj dhe një shoqja e saj.
Sipas The Sun, video e cila po bën xhiron e rrjetit, tregon foshnjen e ulur në karrigen e saj e cili forcohet që të pijë verë. Koka e të voglës shtyhet mbrapa ndërsa ajo pi, para se ajo të fillojë të qajë.
Video është bërë publike pasi të dy personat u paraqitën para gjykatës së Skocisë, ku përtej pamjeve të rënda gjykatësi tha se nuk mund të dënonte prindërit pasi nuk kishte prova që lëngu i dhënë fëmijës ishte verë.
Megjithatë nëna e foshnjës, 26 vjeç, u dënua me 21 muaj mbikëqyrje nën një urdhër të shpagimit të komunitetit si dhe humbi kujdestarinë e fëmijës.
Shoqja e saj 24-vjeçar, për të cilin gjykata dëgjoi se dyshohet se u përpoq t’i jepte pije të voglës u dënua me 12 muaj mbikëqyrje.