Nga Evald Serreqi
Uroj që,
Mbështetësit e PD ta kuptojnë sa më shpejt se për të mundur Edi Ramën na duhet një Opozitë e Madhe, plotësisht NDRYSHE nga ky i fundit!
E këtë nuk mund ta drejtojnë ato të cilët pothuajse në asnjë çast të karrierës së tyre politike nuk kanë treguar minimunin e respektit për demokracinë e brëndshme të PD, si garantuesja e vetme e rrymave të ndryshme të mendimit të lirë opozitar, e ruajtjes së interesit të cilitdo komunitet kontribues në këtë parti! Aq më pak ato të cilët kanë realizuar marrëveshje si ajo e 2008 në dëm të demokracisë e plotësisht në shërbim të kryetarokracisë!
Nëse do të jetonim në një demokraci të mirëfilltë sistemi i qarkullimit “të elitave” politike do të ishte krejt normal e do ishte mundësuar edhe falë një sistemi drejtësie dinjitoz e të pavarur nga politika.
Gjithsesi Gëzuar demokratëve!