Home AKTUALITET POLITIKË Një orë para protestës së Berishës, Edi Rama mbyll grilat e dritareve,...

Një orë para protestës së Berishës, Edi Rama mbyll grilat e dritareve, masat që janë marrë për ruajtjen e kryeministrisë

35

Pas rreth një orë pritet që të nisë protesta e organizuar nga Sali Berisha, kundër mbërritjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, dhe vjedhjes së incineratorëve.

Policia ka marrë masat për protestën që do të mbahet sot pasdite në Tiranë, përpara kryeministrisë, e cila është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime i thanë Fax News se në terren për të mbarëvajtur këtë protestë do të jenë rreth 2 mijë forca policie, përfshirë edhe repartin shqiponja.

Siç shihet dhe nga pamjet e Fax News, punonjësit e kryeministrisë kanë mbyllur grilat e dritareve, edhe pse ora nuk ka shkuar ende 15:00.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat. Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë, ku nuk përjashtohet mundësia e incidenteve me grisjen apo djegien e tyre. Nga ana tjetër, kërpudha që ndodhej e instaluar në lulishten e jashtme të kryeministrisë, ështl hequr.

Protesta e thirrur nga Berisha pritet që të nisë rreth orës 17:00 poshtë zyrës së Ramës, ndërkohë që grumbullimi do të nisë rreth një orë më parë në ambientet e oborrit të PD-së.

Bulevardi është bërë gati për pritjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Ballkan”. Sot Vuçiç, Zaev e delegacioni do të priten në një darkë jo formale ndërkohë që nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiç dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.