Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se demokratët nuk duhet të përfshihen me protestën dhe se selia blu nuk është në rrezik nga ardhja e Vuçiç sot në Tiranë.

Ai e bëri të qartë se Partia Demokratike nuk ka kërkuar ndihmë nga Policia për mbrojtjen e godinës së partisë sepse nuk ka asnjë rrezik nga asnjë prej demokrateve.

Bardhi tha ndër të tjera se gabim është të vendosen demokratët përballë njëri-tjetrit dhe të nxitet dhunë pasi sipas tij kjo nuk është vizita e parë e Vuçiç në vend dhe kjo metodë për të krijuar përplasje lidhet me halle personale.

GazetarëtA keni njoftuar policinë për të marrë në mbrojtje godinën e selisë pas njoftimit se demokratët do të mblidhen në seli për të nisur protestën kundër presidentit Vuçiç?

BardhiPartia demokratike ka qenë dhe e hapur për demokratët, kjo seli nuk ka asnjë rrezik nga asnjë demokrat. Po bën gabim kush po përpiqet të vërë demokratët përballë njëri tjetrit. Ai që me gënjeshtra u thotë demokratëve që demokratët e tjerë kanë marrë gardën dhe kanë uzurpuar selinë thjesht nxit dhunë. Cilido që po tenton me metoda të vjetra dhe që i kemi lënë pas ka 35 vit të sajojë lajme të tilla për të nxitur demokratët për tu përplasur me demokratët e tjerë do të thotë që ka halle personale.

Unë nuk jam polic trafiku që të përcaktoj se a duhet apo jo të vijë një politikan në vendin tonë.