Arsenali është në sprintin final të sezonit në Premier League, teksa kërkon të rikthejë titullin kampion në “Emirates” pas plot 19 vitesh.
“Topçinjtë” kryesojnë me 5 pikë diferencë nga Manchester City ndjekës, kur kanë mbetur edhe 11 javë dhe për momentin janë padyshim favoritët kryesorë për të triumfuar.
Megjithatë, krahas titullit, trajneri Mikel Arteta ka nisur të mendojë edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar serbin Milinkovic-Savic si përforcimin ideal për mesfushën.
Për 28-vjeçarin Lazio kërkon rreth 80 milionë euro, megjithatë londinezët shpresojnë ta mbyllin për jo më shumë se 60, duke pasur parasysh faktin që mesfushori është në vitin e fundit të kontratës.
Mesfushori serb shihet si përforcimi ideal për skuadrën e Artetës, pasi do të ofronte centimetra, grintë dhe shumë cilësi teknike në mesin e fushës