Blogger-ja e njohur Armina Mevlani ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor i cili si në rastin e ditëlindjeve pararendëse ka qenë thjesht fantastik. Vajza e njohur e showbiz-it shiptar i suprizuar të gjithëve me organizmin, i cili sivjet na zhyti në një botë magjike, botën e sirenave. 
Siç e ka treguar edhe në intervistat e saj të shumta, Armina Mevlani ka qenë përherë e lidhur me modën dhe të bukurën, që nga fëmijëria, ndaj në këtë 30-vjetor ajo dukej thjesht rrezëllitëse: një Ariel i kohëve moderne.

Çdo detaj ishte zgjedhur me kujdes dhe nga postimet u kuptua se shumë miq, të afërm të saj përfshirë dhe personazhe publikë ishin të pranishëm, ndonëse syri nuk na kapi askund Shkëlzen Berishën, dashurinë e saj të madhe.