Në Magderburg të Gjermanisë u zhvillua sfida midis boksierit Kevin Xhonson dhe Agit Kabajel ku fitues doli ky i fundit.

Pas ndeshjes, plasi një sherr masiv ku nuk dihet ende arsyeja e vërtetë që nisi konfliktin. Në sallë ishin të pranishëm 1 mijë tifozë të cilët kishin kaluar disa protokolle kundër Covid-19 për të ndjekur nga afër duelin e peshave të rënda.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shikohet se si palët janë ndarë në dy grupe dhe qëllojnë dhunshëm njëri tjetrin, madje dhe me karrige.

Për të qetësuar sadopak konfliktin ndërhyri dhe vetë fituesi i sfidës, boksieri Kabajel i cili iu drejtua turmës më fjalët ‘’Ata që nuk dinë të sillen duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kur sheh diçka të tillë, sigurisht që je shumë i trishtuar’’.