Pandemia e COVID-19 ka nxitur personat e moshuar të interesohen më tepër rreth teknologjisë pasi kanë kaluar shumë kohë të vetmuar, larg nga fëmijët dhe nipërit e tyre. Sipas një studimi të fundit informimi rreth teknologjisë tek të moshuarit mund të jetë një gjë mjaft e mirë për ta.
Studimi është kryer nga University of West London Geller Institute of Ageing and Memory dhe zbuloi se të moshuarit që përdorin rregullisht teknologjinë si një formë komunikimi kanë një aftësi më të mirë për të kujtuar ngjarjet e ndodhura, duke shmangur sëmundjen e demencës. Në të morën pjesë rreth 11,000 persona nga mosha 50 deri në 90 vjeç nga të dyja gjinitë gjatë një periudhë 15 vjeçare.
Tek personat të cilët vuanin nga humbja e dëgjimit u vu re një impakt akoma më i madh, pasi mënyrat e ndryshme të ofruara nga teknologjia i lehtësojnë atyre komunikimin. Një profesor në Geller Institute tregon se të mësuarit për të përdorur dhe për t’u përfshirë në online social technology mund të ofrojë një stimulim direkt për të mbajtur aktiv funksionin e memorizimit. Ai gjithashtu theksoi impaktin që telefonatat me video në Zoom patën gjatë pandemisë duke mbajtur të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin ndërkohë që mbroheshin nga COVID-19. “Jam shumë i sigurt se kjo eksperiencë pati një impakt pozitiv tek këto persona.”