Edhe pse dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe, mesa duket surprizat nuk kanë të sosur për Luizin. Një surprizë e madhe është duke u kurdisur për të nga stafi i ‘Big Brother VIP’ , por edhe miqtë e tij.
Bëhet fjalë për festën e tij të beqarisë. Kujtojmë se këngëtari i propozoi moderatores, KiaraTito për martesë para disa javësh dhe që prej asaj dite dyshja kanë filluar me plane dhe përgatitje.
